LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kërkesën për anëtarësim e ka bërë sot ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë kanë pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Zëdhënësi i KiE-së, Daniel Holgten, përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se aplikimi është pranuar dhe i njëjti po i dërgohet Komitetit të Ministrave, “ne mund të konfirmojmë se aplikimi për anëtarësim është pranuar dhe po i dërgohet Komitetit të Ministrave në përputhje me statutin e Këshillit të Evropës”.


Aplikimi i Kosovës në KiE, profesorët: Gjasat për anëtarësim janë reale - lufta në Ukrainë mund ta përshpejtojë procesin
Lexo po ashtu Aplikimi i Kosovës në KiE, profesorët: Gjasat për anëtarësim janë reale - lufta në Ukrainë mund ta përshpejtojë procesin

Këtë lëvizje të Kosovës e kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare duke i dhënë jehonë të madhe.

Një prej agjencive më të mëdha botërore, Reuters shkruan se “Kosova shpreson të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pas largimit të Rusisë”.

“Me largimin e Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës, shanset e Kosovës për t’u pranuar në organizatë u rritën”, shkruan mediumi arab, Al-Jazeera.

Mediumi amerikan, ABC News duke iu referuar AP, ka shkruar se Kosova kërkon t’i bashkohet organizatës më të lartë evropiane për të drejtat e njeriut.

Bloomberg raporton se Serbia dhe Kosova drejt përplasjes për Këshillin e Evropës.

Haxholli nga KDI: Me aplikim në KiE, Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit të vitit 2020
Lexo po ashtu Haxholli nga KDI: Me aplikim në KiE, Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit të vitit 2020

Kujtojmë se Këshilli i Evropës është institucioni më i vjetër i të drejtave të njeriut në Evropë që bashkon demokracitë nga i gjithë kontinenti për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Ky institucion i cili është themeluar në vitin 1949, ka seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Ndryshe, Rusia gjatë javëve të kaluara është larguar nga Këshilli i Evropës pas pushtimit në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori