LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane: Gjermania ka çuar në Shqipëri 1,718 emigrantë nga Afrika

Mediat italiane: Gjermania ka çuar në Shqipëri 1,718 emigrantë nga Afrika

Shqipëria është ndër vendet e para që kanë strehuar numrin më të lartë të azilkërkuesve shumica e të cilëve afrikano-veriore, të dëbuar  përgjatë këtij viti nga Gjermania.

Agjensitë e mediave italiane kanë shpërndarë sot lajmin mbi numrin e lartë të emigrantëve që Gjermania ka dëbuar gjatë muajve të fundit nga territori i saj.


Duke iu referuar interpelancës parlamentare të grupit “Linke” në Bundestagun gjerman, mediat italiane informojnë se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, Gjermania ka dëbuar nga territori i saj rreth 17 mijë emigrantë.

Emigrantët ,shumica e të cilëve nga vendet e Afrikës Veriore që përmes Mesdheut tentojnë të mbërrijnë në Europë janë dëbuar nga Gjermania e janë shpërndarë në vendet; Itali, Shqipëri, Francë, Poloni e Spanjë. Shqipëria është vendi i dytë me numrin më të lartë të azilkërkuesve të dëbuar nga Gjermania. e të strehuar në territorin e saj.

Gjatë 9 muajve të parë të 2019 në Shqipëri kanë mbërritur 1718 azilëkërkues (kryesisht afrikano-veriore)  të dëbuar nga Gjermania. Ndërsa Italia ka strehuar 1894 emigrantë e është vendi që ka mikpritur numrin më të lartë të azilkërkuesve të dëbuar nga ky vend.

Nga janari deri në fund të shtatorit të vitit 2019 Gjermania ka shpenzuar mbi 6 milionë euro për të transferuar azilkërkuesit e dëbuar nga territori i saj. 56% e tyre janë transferuar me fluturime të linjës, 32 % me fluturime të posaçme e pjesa tjetër me udhëtime detare e tokësore.

Dëbimi i azilkëruesve nga Gjermania në vendet e tjera të Europës bëhet duke respektuar normativën e Traktatit të Dublinit. Ndërsa transferimi i tyre drejt Shqipërisë arrihet falë marrëveshjeve mes dy vendeve./Ora News

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori