Andri Ragettli është një nga më të mirët në sportin e skijimit. Ai fitoi katër medalje ari, një në kampionatin botëror dhe tre në X-games.

Ai ndau aftësitë e tij të mahnitshme të skijimit në rrjetin social “TikTok”, ku videot e tij kanë mbledhur 43 milionë shikime dhe katër milionë pëlqime.


Videot gjithashtu tregojnë se ai bën gjashtë rrokullisje me një kërcim dhe një rrokullisje përpara me një gotë gjysmë të mbushur në dorë, pa e derdhur atë.

289733326 1230820361027805 3117120139241832483 n

Edhe pse Andri është padyshim një sportist elitar, Andri është modest për aftësitë që posedon.

Skitari që është një kampion në stilin e lirë deklaroi: “Me pak durim, ato janë të realizueshëm dhe të lehta për t’i mësuar”.

“Ato janë më të lehta për t'u mësuar sesa kërcimet e zakonshme të skive që shohim, megjithëse duken shumë jo të arritshme”.

289734641 417321340406467 2813698621109599089 n

X-games është një ngjarje vjetore e sporteve ekstreme e organizuar dhe prodhuar nga kanali sportiv kabllor ESPN.

Andri fitoi medaljen e tij të parë të artë në X-Games në vitin 2020, megjithëse ai ka konkurruar që në moshën 17-vjeçare.

Ai është gjithashtu personi i parë në histori që ka kryer një rrotullim të katërfishtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app