Nga: Alexis Petridis /The Guardian
Përktheu: Telegrafi.com
Është një pretendim keqdashës dhe cinik se Michael Lee Aday (Meat Loaf) ia ka borxh karrierën e vet talentit të dikujt tjetër: kantautorit të ndjerë Jim Steinman i cili shkroi gjithçka në albumin e shitur në 43 milionë kopje të Meat Loafit, “Bat Out of Hell”; se e shpëtoi karrierën e tij kur ishte i dërrmuar, duke u pajtuar për t’ia bërë albumin e vitit 1993, “Bat Out of Hell II: Back Into Hell”; se ai qëndronte pas pothuajse çdo kënge për të cilën do të mbahet mend Meat Loaf. Nga 18 këngët në përmbledhjen “The Very Best of Meat Loaf”, vetëm katër nuk janë shkruar nga Steinmani.
Sigurisht, është e vërtetë që Meat Loaf do ta kishte shumë më vështirë pa Steinmanin në ekip. Steinmani kishte hite edhe me grupe e njerëz tjerë – mes tyre Sisters of Mercy dhe Celine Dion – dhe asnjë nga albumet e Meat Loafit, të lansuara pa Steinmanin në vitet 1980, nuk ishte hit në ShBA. Adhuruesit evropianë ishin paksa më besnikë, kështu që herë pas here ai e shënonte ndonjë hit në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht me këngën steinmaneske të vitit 1984, “Modern Girl”. E kaloi pjesën më të madhe të dekadës duke bërë turne, pandërprerë, për ta shmangur falimentimin, ndërsa kapërcimi i madh në shitje mes albumit të vitit 1986, “Blind Before I Stop” – që suksesin më të madh e kishte në Zvicër, duke arritur në vendin 22 – dhe atij “Bat Out of Hell II” që ishte numër një në botë e që u shit në 14 milionë kopje, e dëshmon këtë të vërtetë.
Më vonë, gjatë karrierës së tij, kur ai dhe Steinman kishin mosmarrëveshje – marrëdhënia e tyre e trazuar shkoi deri në pikën kur Meat Loaf u përpoq ta padiste kantautorin për dëmshpërblim prej 500 milionë dollarëve – Meat Loaf i mblidhte copëzat e albumeve duke i përdorur këngët që Steinmani i kishte shkruar për njerëzit dhe projektet tjera. Ia doli të mblidhte edhe yjet si një ekip mbështetës, siç bëri me albumin “Hang Cool Teddy Bear” të vitit 2010 – i cili ndër të tjerash kishte autorësi nga emrat si Jon Bon Jovi, Brian May, Jack Black dhe Hugh Laurie – por, dallimi midis një albumi të Meat Loafit të plandosur dhe një tjetri të suksesshëm varej nga ajo nëse në kopertinë ishte nëntitulli: “Këngët janë nga Jim Steinmani”.
Megjithatë, partneriteti i tyre ishte larg rrugës njëdrejtimëshe. Këngët e Steinmanit, në mos asgjë, ishin unike: lojë e qëllimshme absurde e madhështisë teatrale me logjikën se e madhja është e madhe; ishte i ndikuar në masë të barabartë nga melodramat adoleshente të grupeve të vajzave përgjatë viteve 1960, nga Bruce Springsteeni si model i tij – gjë të cilën Steinmani nuk përtonte ta theksonte – dhe nga Richard Wagneri. Ata ishin aq lartë saqë u desh një lloj i vokalistit shumë të veçantë, për t’i interpretuar ato. “Natyrisht, ta luante një rol, por të veçantë”, siç tha Steinman, një hile kjo e vështirë për t’u realizuar. Sigurisht që Steinmani nuk mund ta bënte këtë, gjë që dëshmohet nga albumi i tij i vetëm solo, “Bad for Good”. As shumë të tjerë nuk mundën. Steinmani u përpoq të formonte grupe për t’i performuar materialet e tij, por ishin të paktë ata që pranonin, siç ndodhi me projektet Pandora’s Box ose The Dream Engine. Prandaj, Meat Loaf doli se mund ta bënte këtë me lehtësi.
E kishte një sfond nga teatri muzikor dhe nga komedia, një zë të fuqishëm që përshtatej me hard-rokun teatral, ndërsa, para albumit “Bat Out of Hell” ishte vokalisti kryesor në një album të Ted Nugentit. Ishte një si koktej që ia dha aftësinë e veçantë për t’i kënduar tekstet më absurde të Steinmanit, me përkushtim dhe me sinqeritet absolut, ndërkohë që kontrasti mes personazhit të tij të ekzagjeruar skenik – syve të zgurdulluar e shamisë së kuqe të mbërthyer në grusht – dhe çdo njeriu që dukej se ishte jashtë skene na bënte të ditur se ishte në karakter. Kjo i përshtatej mirë Steinmanit.
Në çfarëdo ekstremi qesharak që shkonte muzika e tij, kishte diçka reale dhe përbashkuese te emocionet në qendër të këngëve: miliona njerëz nuk dolën për ta blerë albumin “Bat Out of Hell” për ta përqeshur atë; e blenë sepse saga e romancave adoleshente u shndërrua në çifte me kundërshti te kënga “Paradise By the Dashboard Light” ose te “All Revved Up With No Place to Go”, që i përshkruajnë adoleshentët që besonin se janë të fuqishëm e që tashmë kanë dëshirë të zjarrtë për t’u arratisur. Mund ta besoni këtë edhe kur nga ajo që dëgjoni rrënohet besimi, dhe kjo ndodhte për shkak të Meat Loafit. Me respektin më të madh për Bonnie Tylerin – versionet e së cilës të këngëve “Total Eclipse of the Heart” dhe “Holding Out for a Hero” janë kryevepra të emocioneve të përkushtimit ndaj asaj që ndjen – është Cher ajo që me performancën e shkëlqyeshme në këngën “Dead Ringer for Love”, ku ishte mahnitëse, na tregoi se askush nuk mund ta shiste një këngë të Steinmanit ashtu siç bënte Meat Loafi.
E vërteta është se askush nuk ishte i interesuar për albumin “Bat Out of Hell” derisa nuk e panë Meat Loafin duke i kënduar materialet. Suksesi i tij i parë ndodhi në Australi dhe në Mbretërinë e Bashkuar, kur në televizione u shfaq videoja e një kënge të interpretuar drejtpërdrejtë. Shtëpia diskografike që e publikoi, “Epic”, e urrente këtë album – u nënshkrua nga një prej degëve të parëndësishme të saj, “Cleveland International” – dhe refuzoi ta promovonte siç duhet, derisa dikujt i lindi ideja që Meat Loafi ta interpretonte në një konventë të kompanisë. Menjëherë pasoi një tamam turne dhe paraqitja në emisionin “Saturday Night Live”. Kur Meat Loaf dhe grupi interpretuan në emisionin “Old Grey Whistle Test” të BBC2-shit, më 1978, shfaqja shkaktoi sensacion.
E si të mos ndodhte kjo? Shikojini pamjet duke e interpretuar këngën “Paradise By the Dashboard Light”. Zëri i tij tashmë e shfaq ngjyrimin që e shkaktojnë turnetë, gjë që mund ta fundoste projektin pas albumit “Out Of Hell”, por kjo nuk kishte fare rëndësi. Meat Loaf është madhështor me këmishën e piratit, me sytë e zgurdulluar, me gishtat e drejtuar e shaminë që e fërfëllon, ndërsa partnerja e tij në duet, Karla DeVito, mundohet me shpirt ta dominojë kamerën duke u dukur e ngurtë, e frustuar ose përçmuese.
E kalojnë një pjesë të këngës me spikerin e bejsbollit që tregon përparimin e një loje në ulësen e pasme të veturës, duke u shtirë se ata duan të bëjnë seks. Teksa DeVito përplaset me të për martesën, Meat Loaf e shikon kamerën me shprehjen që thotë: “A mund ta besoni këtë katrahurë”? Në një moment tjetër, zvarritet pas saj, duke e kapur mbajtësen e mikrofonit sikur donte ta godiste me të në kokë. Kënga përfundon me Meat Loafin në rol tjetër, duke bërtitur vazhdimisht se “nuk mund të duroj më!”, ndërsa DeVito e vë këmbën e saj në shpinë e tij dhe i ngre krahët në shenjë triumfi.
Duket diçka tërësisht e çmendur, sidomos sot pas 44 vjetëve. Tashti, imagjinoni sikur të shfaqeshin së bashku me pjesën tjetër të gjërave që emisioni i përgatiti atë vit: Dean Friedman, 10CC, Dire Straits, Billy Joel, Jefferson Starship … Mund të ishte një grup i valës së re aty, por, me të vërtetë, çfarë vlere do të kishte grupi The Vibrators pas një gjëje kaq të çmendur e kaq rrëmbyese?
Është e vështirë ta mendosh dikë tjetër që do të mund të kishte realizuar një performancë të tillë, dikë që do të mund të bënte diçka kaq absurde dhe emocionuese në të njëjtën kohë: dëshmi e partneritetit të përkryer të Meat Loafit me Steinmanin. Është e vështirë të kuptosh se si do të kishte qenë karriera e Meat Loafit nëse nuk do ta kishte takuar Steinmanin, por është po aq e vështirë të paramendohet se çfarë do ndodhte me Steinman nëse ai nuk do ta kishte takuar Meat Loafin. “Ia përkushtuam zemrën dhe shpirtin njëri-tjetrit; nuk e njihnim njëri-tjetrin, ishim njëri-tjetri”, ka thënë Meat Loaf pas vdekjes së Steinman, vitin e kaluar. “Nuk dua të vdes, por mund të vdes këtë vit për shkak të Jimit”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemli heq fotot e Nënës Terezës dhe Ibrahim Rugovës
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
Dita kur Dostojevski ma shprehu dashurinë
Një paraqitje gati e panjohur e Mitrush Kutelit
Gjësendet e Profetit Muhamed, në Topkapi të Stambollit
SHTËPIA BUZË DETIT
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët