Më shumë se 100 tifozë të “armatosur” të Romës arrestohen në Francë

Një incident i madh ka ndodhur në Francë para ndeshjes së sotme mes Nice dhe Romës, ku më shumë se 100 tifozë italianë janë arrestuar nga policia franceze.
Sipas raportimeve të RMC Sport, tifozët e Romës tentuan të provokonin ultrasit vendas dhe u kapën të armatosur me mjete të rrezikshme.
Kamerat e sigurisë në qytetin e Nices i ndihmuan forcat e rendit të identifikonin dhe të ndalonin grupin teksa ata po i afroheshin pjesës së vjetër të qytetit.
Në kontrollin e bërë, autoritetet sekuestruan boksa metalikë dhe shufra hekuri, ndërsa konfirmuan arrestimin e gjithsej 102 tifozëve italianë.
24.09.2025, Nice🇫🇷 - As Roma🇮🇹, city center Nice before match, mob 120-130 Nice looking for 70-80 Roma, Nice forced a police roadblock but no real contact with the Italians, click for more here: https://t.co/huOi9YrBah
FOLLOW NEW IG: https://t.co/nxIt71sbXp
All in one place.… pic.twitter.com/1UXpTAqXMX
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) September 23, 2025
Për të garantuar sigurinë gjatë mbrëmjes, prania e policisë është shtuar ndjeshëm. Rreth 400 efektivë policie janë angazhuar për të ruajtur rendin publik. Po ashtu, autoritetet kanë ndaluar konsumin e alkoolit në rrugë dhe kanë urdhëruar që klubet e natës në zonë të mbyllen më herët se zakonisht.
Masat e rrepta synojnë të shmangin çdo përplasje të mundshme mes tifozëve dhe të sigurojnë që ndeshja të zhvillohet pa incidente. /Telegrafi/



































