Më së keqi flihet në dhomë ngjyrë vjollce, më së miri në ato të kaltra dhe të verdha

Ngjyra vjollce stimulon së tepërmi punën e trurit dhe mund të shkaktojë ankthe, ndërkaq ngjyra e kaltër, e verdha dhe e gjelbra ndikojnë në mënyrë qetësuese. Ngjyrat, që ndikojnë në gjumë, ndikojnë po ashtu edhe në sjellje.
Gjumë më cilësor ofron dhoma e gjumit me ngjyrë të kaltër,- afro shtatë orë e 52 minuta, ka konstatuar studimi i zinxhirëve të hoteleve britanike “Travelodge”, i realizuar në 2.000 shtëpi.
E kaltra ndikon në mënyrë qetësuese, ndërkaq ngjyra vjollce duhet të shmanget për shkak se stimulon së tepërmi trurin dhe e largon gjumin. Pra, njerëzit në dhomat e gjumit ngjyrë vjollce flenë gjumë mezi pesë orë e 56 minuta.
Pos në cilësinë e gjumit, ngjyrat ndikojnë edhe në sferat e tjera të jetës. Prandaj, më së shumti seks bëjnë çiftet në dhomat ngjyrë karameleje, më së paku në ato me ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.
Ja cilat janë përfundimet:
1. Njerëzit të cilët kanë dhomë gjumi të kaltër flenë 7 orë e 52 minuta, më shumë se të gjithë të tjerët të pyetur gjatë studimit. Thuhet se e kaltra lidhet me ndjenjën e qetësisë – uji, qielli i kaltër, etj. – kjo ngjyrë na çlodh para se të flemë.
Në fakt, thuhet gjithashtu se e kaltra ul tensionin dhe rrahjet e zemrës, për një gjumë më të më mirë.
2. Disa tonalitete të së verdhës qëndrojnë në vendin e dytë: mesatarisht 7 orë dhe 40 minuta për natë. Të verdhat e ngrohta çlodhin trupin duke stimuluar qetësinë e sistemit nervor.
3. Njerëzit që kanë dhomën në ngjyrë argjendi flenë mesatarisht 7 ore e 33 minuta. 21% e të intervistuarve kanë thënë se zgjohen të motivuar.
4. E gjelbra, gjithashtu, krijon ndjenjën e qetësisë. Njerëzit që kanë dhomë të gjelbër flenë 7 orë 30 minuta për natë. 22% e tyre thonë se zgjohen me ndjenjë pozitiviteti.
5. Njerëzit që kanë dhomën në ngjyrë portokalli flenë mesatarisht 7 orë e 28 minuta. Atmosfera e ngrohtë që krijohet nga kjo ngjyrë mund të ndikojë shumë mirë në tretje, veçanërisht nëse keni ngrënë vonë vaktin e darkës. Kjo ngjyrë gjithashtu thuhet se çlodh muskujt dhe të përgjumë më shpejt.
6. Njerëzit me dekor gri në dhomën e gjumit flenë mesatarisht 6 orë e 12 minuta. Grija dhe kafja mund të jenë ngjyra të trishta, veçanërisht në dhomën e gjumit, duke i bërë njerëzit të ndihen të izoluar emocionalisht.
7. Dhomat ngjyrë vjollce kanë treguar se janë ato në të cilat flihet më pak, me një mesatare 5 orë 56 minuta. Edhe pse është një ngjyrë shumë elegante dhe artistike, është e vështirë që pas një dite të lodhshme kjo ngjyrë të të qetësojë.
Shumë interesant është fakti që çiftet me dhomën ngjyrë karamele bëjnë seks 3 herë në javë. Në dhomat e kuqe nuk ka shumë magji, ku çiftet bëjnë seks vetëm një herë në javë.
Radha jote: Çfarë ngjyre ka dhoma jote? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat në jetë
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë