Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka motivuar “Dardanët” para përballjes me Sllovakinë.

Ai në një intervistë për Telegrafin deklaroi se pret që Kosova të fitojë pavarësisht cili do të jetë rezultati përfundimtar.


“Një atmosferë e mrekullueshme, energji spektakulare sot me “Dardanët” këtu, me krejt Kosovën dhe shqiptarinë që kanë ardh me e përkrahë klubin futbollistik ma t’mirin në botë, klubin e Kosovës. Shpresoj dhe besoj në fitore me çfarë do rezultati. Çfarëdo rezultati është i mirë së ardhur, 2-0, 2-1, por sa më i lartë aq më i mirë 3-0, 4-1”.

I pyetur se kë e do në finalen e play-offit, Rama shtoi se nuk ka rëndësi por synimi është t’i eliminojmë të gjithë për t’u kualifikuar në Botëror.

“Absolutisht, ose Turqia ose Rumania, njërën prej tyre dhe aty do të fitojmë normalisht. Kundërshtarin e preferuar? Nuk ka lidhje, kryesore me eliminu këdo që luajmë kundër”.

Ndërkohë, përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 20:45.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.

Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/

telegrafi sport app