Conor McGregor nuk e ka pranuar mirë faktin se Khabib Nurmagomedov është numri një në kategorinë kile për kile të UFC-së.

Ylli dagestanez e mposhti Justin Gaethjen në UFC 245 dhe më pas njoftoi se po pensionohet nga sporti i arteve marciale të përziera.


Ky veprim i 31-vjeçarit erdhi pasi i kishte premtuar babait të tij të ndjerë se nuk do të luftonte më, e që të njëjtën gjë i kishte premtuar edhe nënës së tij.

Nga kjo gjë, UFC ishte e detyruar të publikonte kampionin e kile për kile, me Khabibin që ka rrëmbyer pozitën e parë.

Në atë vend kishte qenë për një kohë të gjatë, Jon Jones, që tashmë është në pozitën e dytë.

McGregor që renditet i 13-ti, nuk e ka pranuar aspak mirë këtë renditje, duke reaguar në Twitter.

“Po! Dyfishonin 1 në listën e kile për kile! E mrekullueshme!”, ka shkruar irlandezi me ironi.  /Telegrafi/

telegrafi sport app