Ambasadori gjerman Peter Zingraf mori pjesë këtë të enjte 6 korrik në përkujtim e masakrës së Borovës.
Gjatë vizitës, Zingraf komentoi dhe zhvillimet e fundit në Ballkan në qendër të të cilave është situata në veri të Kosovës.
Ambasadori gjerman theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bëjnë hapa pas dhe duhet te fokusohen tek axhenda e Procesit të Berlinit, samiti i radhës i të cilit do të mbahet në Shqipëri në muajin tetor.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Heqja dorë nga kryeministri Rama nga projekti për Ballkanin e Hapur, a do ti japë më tepër progres procesit të Berlinit?
Zingraf: Është kënaqësi të konstatoj që qeveria shqiptare është duke u përqëndruar dhe angazhuar për përgatitjen e takimit të ministrave dhe Procesit të Berlinit që do të mbahet këtë vit. Por pronësia e këtij procesi që synon ta marrë përsipër për këtë vit Shqipëria, apo rajoni në tërrësi, mendoj që është diçka vërtet e rendësishme dhe është shprehje e iniciativës që ka marrë kryeministri për tu takuar me homologët e vet në rajon. Të gjitha përqëndrimet e përpjekjeve këtë vit janë të duhurat.
Pyetja: A do të bëjë procesi i Berlinit për Ballkanin të njëjtën gjë që bëri BE për sheshimin e konflikteve në Europë?
Zingraf: Procesi i Berlinit asokohe u iniciua nga ish-kancelarja Merkel, pikërisht për të qëndruar në anë të Shqipërisë dhe gjithë rajonit për të përshpejtuar, ndihmuar dhe mbështetur rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE. Kuptohet që ky nuk është proces i institucionalizuar apo i zyrtarizuar në këtë këndvështrim, pasi proceset e vërteta të institucionalizuara dhe zyrtarizuara gjenden dhe zhvillohen në Bruksel, në kuadër të zgjerimit të BE, por sigurisht Shqipëria ka në dorë që në kuadër të Procesit të Berlinit të bëjë shumëçka për të ndihmuar procesin e integrimit të vet dhe vendeve të rajonit në BE.
Pyetja: Në kushtet kur Ballkani nuk gjen qetësi dhe konfliktet mes vendeve ndizen herë pas here, si Kosova dhe Serbia, sa ndikojnë këto konflikte në ecurinë e procesit të Berlinit? Roli i Gjermanisë në zbutjen e tyre?
Zingraf: Gjermania është e angazhuar në të gjashta shtetet e Ballkanit, në funksion të gjetjes së pajtimit dhe proceseve që i sjellin më afër vendet e Ballkanit. Unë jam këtu në Shqipëri, me detyrën si ambasador në Shqipëri për të folur për të, megjithatë sa i takon rajonit do të doja që të gjashta vendet nuk do të duhet ti lejonin vetes hapa pas sepse hapat pas, duke konsideruar dhe situatën në botë, do të ishin vërtet hapa negativë. Por mund të them se forumi i Procesit të Berlinit ka arritur shumëçka në këtë drejtim, prej 2014 ka bërë që qeveritë të ulen në një tavolinë në mënyrë të rregullt dhe periodike dhe madje kjo është përsëritur prej zotit Rama në shumë raste dhe situata. Ndaj unë do të thoja që shfrytëzojeni këtë mundësi që ju jep procesi i Berlinit për të qenë sa më afër njëri tjetrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës