LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet sezoni në Ligue 1: PSG fiton, Lille do të luajë në eliminatoret për Ligën e Kampionëve

Mbyllet sezoni në Ligue 1: PSG fiton, Lille do të luajë në eliminatoret për Ligën e Kampionëve

Ligue 1 ka mbyllur sezonin 2023/24, ku janë vendosur të gjitha verdiktet, me Monaco dhe Brest që i bashkohen PSG-në në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lille përmes eliminatoreve do të tentojë të futet në garën më të madhe për klube.

PSG siç pritej fitoi ndaj Metz si mysafir me rezultat 2-0 me golat e Carlos Soler dhe Kang-In Lee, duke e mbyllur kampionatin me 76 pikë.

Monaco fitoi 5-0 me golat e Wissam den Yedder, Thillo Krehrer, Mohamed Camara dhe Eliesse Ben Seghir, duke e siguruar vendin e dytë.


Lille në anën tjetër në një ndeshje të vështirë ndaj Nice ka lëshuar  tri pikë nga duart, pasi në fund ishin duke triumfuar me rezultat 2-1, por pësuan gol në shtesë për 2-2.

Hakon Arnar Haraldsson dhe Benjamin Andre i shënuan golat, ndërsa në të dytin të fitores asistoi Edon Zhegrova. Por Jordan Lotomba ka shënuar për ta rrëzuar Lillen nga vendi i tretë.

Brest do të luajë në Ligës së Kampionëve pas fitores si mysafir i Toulouses.

Nice, Lens dhe Lyon kanë siguruar po ashtu nga një vend në garat evropiane.

Nga Ligue 1 do të largohen Clermonti i Elbasan Rashanit, por edhe Lorienti dhe Metzi. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori