Janë mbyllur ndeshje e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar derbit dhe përballjet e forta.

Me këto ndeshje është mbyllur edhe rrethi i parë, nga katër sa zhvillohen në elitën e futbollit kosovar.


Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi të premten nga Ferizaj me rezultat 2-1, duket mbetur prapa me objektivat.

Prishtina ka marr një fitore të madhe si mysafir i Malishevës me rezultat 3-1, duke u afruar me kreun.

Në anën tjetër Feronikeli 74 ka arritur të marr një pikë në shtëpi në përballje me Dritën në ndeshjen që nuk prodhoi gola (0-0).

Dukagjini ka marr një fitore të madhe në përballje me Llapin, duke triumfuar me rezultat 1-0. Derbi lokal mes Ballkanit dhe Suharekës i ka takuar kampionit aktual që fitoi me rezultat 1-0.

464119206 18325117933158930 6965813998947215880 n

Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani merr kreun e renditjes me 17 pikë, aq sa ka edhe Malisheva.

Prishtina është e treta me 16 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Drita dhe Llapi kanë nga 14 pikë, me gjilanasit që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara se sa rivalët.

Suhareka është e gjashta me 13 pikë, ndërsa Ferizaj ngjitet në vendin e shtatë me 10 pikë.

Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pozitat tetë dhe nëntë me nga 9 pikë. Feronikeli 74 është i fundit me vetëm 2 pikë të tubuara deri më tani.

463926877 18325117921158930 3084587504888703447 n

Në javën e dhjetë takohen: Feronikeli 74 – Ferizaj, Gjilani – Llapi, Dukagjini – Ballkani, Suhareka – Prishtina, Malisheva – Drita.

/Telegrafi/

telegrafi sport app