Mbyllet pjesa e parë në San Mames, Spurs në epërsi minimale ndaj Manchester United

Tottenham Hotspur është në epërsi ndaj Manchester United pas pjesës së parë në finalen e Ligës së Evropës 1-0.
Përballja e shumëpritur po zhvillohet në 'San Mames' të Bilbaos dhe ka sjellë emocion që në minutat e para.
Të dyja skuadrat krijuan raste, por Tottenham ishte më konkret para portës.
Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi Brennan Johnson në minutën e 42-të, pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, derisa talenti i ri realizoi nga afërsia për 1-0..
United u përpoq të rikthehej në lojë para pushimit, por pa sukses përballë mbrojtjes së organizuar të Tottenhamit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 për skuadrën e Ange Postecoglou. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































