Për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, nga ora 08:00 e mëngjesit të 7 shtatorit 2025 deri në ora 03:00 të mëngjesit të 8 shtatorit 2025 do të ketë mbyllje të përkohshme të rrugës "Fehmi Agani", në segmentin nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës.

Aktiviteti “fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00” të së dielës, njoftojnë organizatorët.


Qytetarët këshillohen të planifikojnë rrugëtimin e tyre dhe të përdorin alternativa gjatë periudhës së mbylljes. /Telegrafi/