LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet në shtëpi me kokë të mbuluar, shkaku i alergjisë në Wifi dhe sinjale telefonike (Foto)

Mbyllet në shtëpi me kokë të mbuluar, shkaku i alergjisë në Wifi dhe sinjale telefonike (Foto)

Kim De’Atta nga Somerset i Anglisë, vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore, si pasojë e alergjisë në Wifi dhe sinjale telefonike.

Valët elektromagnetike të teknologjisë moderne, i shkaktojnë migrenë, lodhje dhe infeksione, transmeton Telegrafi.

Për shkak të valëve që e rrethonin kudo, ish-infermierja e repartit intensiv, e ka lënë punën dhe është shpërngulur në Glastonbury, një vend i pazhvilluar në periferi të vendit.


“Shumica mendojnë se jam e çmendur, sepse nuk kanë dëgjuar më parë për një sëmundje të tillë”, shpjegon ajo lidhur me problemet që ka.

“Nuk i kam parë familjarët dhe miqtë për shumë kohë, gjatë tërë vitit i kam pasur vetëm dy vizitorë. Është një gjendje që po më shkatërron”, ka shtuar ajo.

Fakti që nuk mund të komunikojë përmes telefonit apo internetit, e bën gjithçka shumë më të vështirë.

“Kur isha 16-vjeçare, fillova të ndjehem keq sa herë që isha pranë televizorit. Kur hyra në punë, bëhesha keq sa herë që isha pranë një koleges që kishte telefon mobil”, ka treguar Kim për vështirësitë deri në zbulimin e sëmundjes.

Të jetuarit në qytet për të është e pamundur, ndërsa çdo ditë e më shumë po i shtohen simptomat edhe në vendin rural ku jeton, sepse po rritet shpejtësia dhe cilësia e internetit.

Për këtë arsye, asaj i duhet të mbajë një kapelë speciale, ndërsa dhoma ku fle është e izoluar për parandalimin e valëve elektromagnetike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Qenit i bie të fikët kur takohet me pronaren pas dy vitesh (Video)

Qenit i bie të fikët kur takohet me pronaren pas dy vitesh (Video)

Koeficienti i zgjuarsisë së presidentëve amerikanë? Ndonjëri rezultat ndoshta do t’ju befasojë! (Foto)

Koeficienti i zgjuarsisë së presidentëve amerikanë? Ndonjëri rezultat ndoshta do t’ju befasojë! (Foto)

Gjykata vendosi: Red Bull nuk të bënë me krahë

Gjykata vendosi: Red Bull nuk të bënë me krahë

Fun
Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Kalo në kategori