Është mbyllur afati kalimtar për futbollistë në elitën e futbollit kosovar.

Klubet e elitës së futbollit kosovar kanë pasur kohë deri para pak minutash të bëjnë transferime.


Edhe këtë afat kalimtar skuadrat pretendente për titull kanë qenë më aktive, duke u përforcuar për edicionin e ri.

Llapi ka qenë skuadra që është përforcuar më së shumti, pasi ekipi i udhëhequr nga Tahir Batatina ka transferuar hiq më pak se 15 futbollistë.

Pas Llapit vijnë skuadrat si Feronikeli, Ballkani, Prishtina dhe debutuesit e elitës së futbollit kosovar, Arbëria.

117378884 10158496112882243 8782178095339217384 o

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka mbajtur lojtarët kryesorë, teksa ka bërë pesë prurje të reja.

Edhe nënkampioni kosovar, Gjilani deri në këto momente ka bërë vetëm gjashtë transferime.

Besa e rikthyer në elitë ka regjistruar në FFK 16 futbollistë të rinjë, por klubi pejan nuk e ka prezantuar çuditërisht asnjë deri më tani në faqen e saj apo në rrjetet sociale.

Edhe këtë herë nuk munguan transferime bombastike nga skuadrat kosovare, teksa shumë emra të njohur kanë zbarkuar në kampionatin tonë.

Prishtina ka marrë reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Sabjen Lilaj, teksa emra tjerë të mëdhenj janë edhe Gledi Mici apo talenti i Luganos, Leutrim Kryeziu.

119145308 10159280106388538 1782310738929465069 o 1

Ish-reprezentuesi kosovar, Alban Pnishi do të bart fanellën e Feronikelit, teksa Llapi ka rikthyer në radhët e veta një ‘bomber’ si Ahmed Januzi.

Gjilani ka marrë ish-portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Enea Koliqi, ndërsa skuadrës së Mezanit i janë bashkuar edhe dy mbrojtësit kroat Tomislav Sorsa dhe Ivan Fustar, ndërsa në ditën e fundit kanë nënshkruar me Arbër Çyrbjën nga Teuta e Durrësit.

117112697 2686843668220001 6673664628738357666 o

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka marrë ish-reprezentuesin maqedonas Vladica Brdarovski, ndërsa Ballkani ish-reprezentuesin e Kosovës, Bajram Jashanica por edhe dy yjet nga Pristhina, Meriton Korenica e Armend Thaqi.

119029586 1203893826661780 6298909196825566896 o

Të gjitha transferimet e skuadrave elitare të Kosovës:Drita: Aarago Jamal, Ergyn Ahmeti, Vladica Brdarovski, Festim Alidema, Valmir Azemi.

117592517 1181179968933166 5529959049958185116 o

Gjilani: Ivan Fustar, Enea Koliqi, Tomislav Sorsa, Ardit Hila, Shend Kelmendi, Arbër Çyrbja

117318655 697263110859708 1357614980934398987 o

Ballkani: Mirlind Daku, Armend Thaqi, Meriton Korenica, Nazmi Gripshi, Armin Bosnjak, Erduan Ibrahimi, Leorant Marmullaku, Bajram Jashanica, Mevlan Zeka, Kenan Haxhihamza.

118496875 2704603739777327 1642359679065006797 o

Prishtina: Ivan Jeliç, Gledi Mici, Mërgim Pefqeli, Donat Hasanaj, Sabjen Lilaj, Leutrim Kryeziu, Albin Prapashtica, Behar Maliqi, Besnik Krasniqi,Nikson Memaj, Lumbard Dellova.

118599679 10159254227483538 7149107355482658212 n

Feronikeli: Adem Maliqi, Viktor Kuka, Bujar Pllana, Kresimir Kovacevic, Ozbej Kuhar, Alban Pnishi, Argjend Bardhi, Marclei Santos, Ilir Avdyli, Bedri Greca, Marko Milickovic, Besmir Bojku.

SP 9034  1

Llapi: Ahmed Januzi, Ahmet Haliti, Liridon Leci, Engull Hoti, Gentrit Begolli, Edon Sadriu, Edon Zeqiri, Kushtrim Shabani, Adonis Aliu, Alban Ramadani, Loris Kikkri, Arlis Shala, Ardit Peposhi, Eglentin Gjoni, Sava Gardashevic.

118475933 10158534873852243 3463702033191386274 o

Trepça '89: Ervin Kacar, Kreshnik Nebihu, Happy Mashau, Rilind Nimani, Sedat Berisha.

117996991 1736231893191193 2623113728217393085 n

Drenica: Lulzim Doshlaku, Besfort Dervishaj, Almedin Murati, Albutrint Morina, Jeton Dushi, Gentrit Hasi, Baton Zabërgja, Valdo Zeqaj.

118040038 1296379660705458 5821732419402664980 n

Arbëria: Sunaj Hasan, Willy Zamble, Ergon Hyseni, Labinot Ibrahimi, Bruno Arrabal, Prince Mambouana, Donat Kaçiu, Agron Bruqi, Gëzim Rusi, Arbër Pira, Aladin Dakovac.

117629270 2800023340234638 1433309472893957877 o

Besa: Etnik Brruti, Redon Syla, Festim Haxhiu, Valton Ibrahimi, Gentrit Salihu, Agron Kolaj, Ardi Ajdini, Ardit Tahiri, Rron Raqi, Diar Halili, Andi Alishiqi, Filip Scekic, M’bareck Ahmed Salem, Bilal Taghiyoullah, H’meimar Ethmane, Lucas Sebastian Marques Da Silva.

Besaa  1

/Telegrafi/

telegrafi sport app