Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke fjetur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur ditët e fundit në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ku viktima është një 14-vjeçare.


Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur, ndërsa në mëngjes është gjetur pa ndjenja nga prindërit e saj. Ata e transportuan me urgjencë për në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë adoleshenten.

2 122

Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur dhe kishte vendosur në mbushës telefonin e saj siç bënte thuajse çdo natë, transmeton tch.

3 91

Por mbushësi i iPhone ishte i zhveshur dhe një prej telave e kishte prekur në trup duke transmetuar për një kohë të gjatë elektricitet mbi trupin e adoleshentes, duke i marrë jetën asaj.