Prezantuesja e njohur Marina Vjollca ka vizituar së fundmi Turqinë bashkë me të dashurin e saj, reperin Getoar Selimi.

Ajo ka publikuar sot (e shtunë) disa fotografi në rrjetet sociale, ku ka treguar se janë duke kaluar momente të mira së bashku.


Çifti kanë vizituar "Xhaminë e Kaltër" në Stamboll, gjersa Marina është mbuluar gjatë vizitës në këtë vend.

Ajo dukej mjaft e bukur dhe tërheqëse edhe e mbuluar me shami. /Telegrafi/