Avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetiq, ka bërë të ditur se mbrojtja po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një rasti në kundërpërgjigje ndaj akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Ai ka theksuar se nëse mbrojtja vendos të thërrasë dëshmitarë, numri i tyre do të jetë i kufizuar dhe ndjeshëm më i vogël se ai i përdorur nga Prokuroria.
“Nuk kemi ardhur ende në një përfundim për numrin e saktë të dëshmitarëve, por ajo që mund të themi është se nuk do të ketë një numër të madh dëshmitarësh. Me siguri që nuk do të jetë aspak afër asaj që ka bërë Prokuroria në këtë drejtim,” tha Misetiq.
Sipas tij, strategjia e mbrojtjes do të fokusohet në një paraqitje të shkurtër dhe koncize të argumenteve, duke marrë parasysh faktin se Thaçi dhe të bashkëakuzuarit e tij ndodhen në paraburgim prej një kohe të gjatë.
“Klientët tanë janë aktualisht në paraburgim dhe çdo ditë që kalon është një ditë që nuk mund të kthehet më mbrapa. Andaj, ne po përpiqemi që ta përmbledhim procesin sa më shpejt që të jetë e mundur,” shtoi ai.
Në këtë proces, secili nga katër ekipet mbrojtëse të Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pritet të paraqesë dëshmitarët e vet, të cilët do të kontribuojnë në ndërtimin e argumenteve të mbrojtjes. Ky zhvillim vjen në një moment kyç të procesit gjyqësor, ku palët po përgatiten për fazën e ardhshme të procedurës.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Dëshmitari i cili ishte planifikuar të jepte dëshminë e tij sot ishte i 125-ti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), që më parë kishte thënë se nuk do të ftonte asnjë dëshmitar pas 4 prillit.
Pasi u tha se dëshmitari i fundit “nuk ishte në gjendje të paraqitej”, ZPS-ja kërkoi që dëshmia e tij të pranohej me shkrim.
Pasi ZPS-ja përfundon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ekipet mbrojtëse të katër të pandehurve – të cilët janë deklaruar të pafajshëm – do të paraqesin rastin e tyre.
Mbrojtja e Thaçit tha në fund të vitit të kaluar se, nëse vendos të sjellë dëshmitarët e saj, nuk do të jenë më shumë se 10 të tillë.
Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023, teksa ekipet mbrojtëse vazhdimisht janë ankuar për kohëzgjatjen e këtij procesi.
Ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë që katër vjet dhe vazhdimisht kërkesat e tyre për lirim nga paraburgimi janë refuzuar nga gjykatësit.
Në nëntor të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, kishte thënë se u takon gjykatësve që të vendosin nëse do të lirojnë nga paraburgimi katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur Prokuroria e Specializuar të përfundojë rastin e saj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.
Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

“Linja e Jetës”: Mos i shpërndani pamjet e gruas që vdiq sot në Prishtinë

Kosova përballet me një sulm të dytë kibernetik, ekspertët dyshojnë se erdhi nga rusët

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe

Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe