Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku së fundmi janë marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës, pas informacioneve për kërcënime të mundshme nga grupe terroriste serbe.
Telegrafi të hënën raportoi se drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, e ka njoftuar opozitën se mund të jenë cak i sulmeve të caktuara. Andaj për këtë, është rekomanduar mbrojtja e afërt.
Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, vlerëson se nëse këto kërcënime vijnë nga Serbia, qëllimi i tyre është që të përkeqësojnë situatën politike në Kosovë.
Në një prononcim për Telegrafin, Tërnava ka theksuar se situatat politike konfliktuoze që po zgjasin me vite të tëra që pas luftës e deri më tani nga Serbia ndaj Kosovës e që u dëshmua me sulmin terrorist të Serbisë ndaj territorit të Kosovës më 24 shtator, më bënë të kuptoj që kërcënimet e tilla sikur që po ndodhin ndaj prijësve të partive politike sikur në këtë rast, janë luftë speciale e kohës, për ti arritur qëllimet e tyre ata që i bëjnë këto kërcënime.
“Këto kërcënime sikur po vërehen e kanë edhe prapavijë e tyre që nëse vijnë nga Serbia, qëllimi i tyre është që ta përkeqësojnë situatën politike në Kosovë mes partive ekzistuese, sepse sikur që dihet Vuçiqi disa herë është deklaruar se e ka të vështirë që të bashkëpunoj me kryeministrin Kurti për çështjet që tani janë aktuale”, ka thënë Tërnava.
Ai ka shtuar se shërbimet ekzistuese duhet t’i kryejnë obligimet e tyre të përditshme dhe t’i zbulojnë ata kërcënues terroristë dhe të marrin masa ndaj tyre gjithnjë edhe duke bashkëpunuar me ndërkombëtarët si dhe shërbimet profesionale si me KFOR-in dhe INTERPOL-in.
Tërnava ka theksuar se institucionet e sigurisë, policia dhe AKI-ja duhet të merren me zbardhjen e këtyre kërcënimeve.
“Duke pasur parasysh se shteti i Kosovës tani i ka institucionet profesionale të policisë dhe shërbimet sekrete siç është AKI, tani këto shërbime duhet të merren me zbardhjen e këtyre kërcënimeve, dhe nëse vlerësohen si të vërteta ato kërcënime, ata duhet t’iu qëndrojnë pranë të kërcënuarave në mbrojtje të tyre, dhe të punojnë në zbardhjen e atyre kërcënimeve nga kush vijnë ato, kush janë autorët dhe ndaj atyre personave të ndermirën masa ligjore”, u shpreh eksperti i sigurisë për Telegrafin.
Tërnava tutje ka shtuar se situata politike tani në Kosovë dhe ajo që po mbretëron në regjion dhe botë, e imponon një pajtim të mundshëm me ndihmën e ndërkombëtarëve e sidomos jetësimit të marrëveshjes së Ohrit të arritur më parë.
Lidhur me këto kërcënime sot është deklaruar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk është ndjerë i kërcënuar edhe kur kanë rrjedh informacione për vrasje.
“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur na ka rrjedh informacion për kërcënime me vrasje edhe para pak muajsh. Por, ka qenë vlerësim i organeve të sigurisë që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt, për arsye besoj që ata duhet të tregojnë, besoj që lidhet me situatën e tensionuar dhe të përkeqësuar pas sulmeve në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi.
E nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se Abdixhiku iu ka besuar vlerësimeve të organeve të shtetit, mirëpo siç tha ai, i pari i LDK-së nuk e ka ndërprerë agjendën e tij.
“I ka besu vlerësimeve të organeve të shtetit, dhe po sillet karshi atij vlerësimi. Nuk ka ndërpre asgjë në agjendën edhe në rutinën e tij. Policia ka kapacitete profesionale me siguru, vetëm është rrit kujdesi i organeve të sigurisë. Pasiguri juridike ka në Kosovë dhe kjo është më problematike dhe na shqetëson si LDK më shumë”, ka thënë Haziri.
Ndryshe edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar sot për Telegrafin se u ka ofruar mbrojtje krerëve të partive opozitare PDK, LDK dhe politikanëve tjerë.
“Policia e Kosovës në kuadër të detyrave dhe autorizimeve ligjore që ka, bënë edhe vlerësimin e sigurisë së personaliteteve të rëndësisë së veçantë dhe varësisht nga informacionet apo të gjeturat ndërmerr masat për ofrimin e sigurisë. Në këtë rast edhe ndaj personaliteteve në fjalë ka ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë dhe të njëjtëve sipas vlerësimit iu është ofruar siguri”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova