Mbretëria e Holandës shpreh përkrahjen për planet reformatore të Maqedonisë

Ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov realizoi takim pune me Drejtorin e përgjithshëm për bashkëpunim evropian pranë MPJ-së së Mbretërisë së Holandës, Mathijs van der Plas, ku pas takimit ata shkëmbyen dhurata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Dimitrov e prezantoi agjendën reformiste të Qeverisë, të orientuar drejt kthimit të perspektivës evropiane të vendit. Në këtë drejtim, ai shprehu falënderimet për ndihmën e çmuar të Holandës në zbatimin e proceseve reformatore, si kushte të domosdoshme për integrim në BE dhe NATO. Dimitrov poashtu shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e mira dhe dialogun konstruktiv ndërmjet dy ministrive për punë të jashtme, duke shpresuar për vazhdim të kësaj dinamike të bashkëpunimit.
Përfaqësuesi i lartë i Mbretërisë së Holandës i përshëndeti aktivitetet reformatore të Qeverisë, duke i vlerësuar si sinjal i fuqishëm për orientimin evropian të Maqedonisë dhe vërtetoi përkrahjen holandeze në këtë drejtim.
Përveç çështjeve diplomatike në takim u bisedua edhe për investimin në infrastrukturë për biçiklistë dhe u tha se kjo gjë do të ndikonte si në rritjen e sigurisë në komunikacion ashtu edhe në zvogëlimin e ndotjes në vend.
“Në shtator Evropa shënon javën e lëvizshmërisë, dhe me këtë gjest Dimitrov dhe Van der Plas dërgojnë porosi për përmirësim të kushteve të sigurisë dhe grahjes së biçikletës në Shkup dhe qytetet tjera të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.
Mbretëria e Holandës dhe Maqedonia në vazhdimësi shkëmbejnë përvoja nga kjo fushë, falë kulturës së pasur tradicionale për biçikleta në Holandë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit