LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Letizia edhe një herë shpjegoi se si duhet të vishet një grua me stil!

Mbretëresha Letizia edhe një herë shpjegoi se si duhet të vishet një grua me stil!

Ngjyra rozë do të jetë një hit absolut këtë verë, ashtu si dhe fustanet-këmisha

Këtë herë, Mbretëresha Letizia e Spanjës ndoqi të gjithë trendët dhe na tregoi se si duhet të jetë një grua me stil të mirë.

Ajo zgjodhi një stil monokromatik, kështu që zgjodhi edhe sandale ngjyrë në rozë të ndezur, transmeton Telegrafi.

Kjo nuancë, përveç që është e popullarizuar, është edhe një zgjedhje e sigurt, sepse u rri shumë mirë të gjithave.

Pavarësisht nëse jeni bionde, apo zeshkane, një fustan rozë do t’ju përshtatet në mënyrë të përsosur.

Ajo mbart një dozë elegance dhe magjepsjeje, dhe në të çdo grua duket femërore

Nëse jeni duke kërkuar stilin e përsosur veror, kopjoni këtë dhe nuk do të gaboni.

/Telegrafi/