Përmes Programit për Zhvillim Rural për vitin 2017, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), synon rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimin e jetës së banorëve të zonave rurale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Investimet e ministrisë përmes këtij programi, për të cilin këtë vit janë planifikuar 23 milionë euro, do të orientohen në të gjithë nënsektorët e bujqësisë.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, gjatë prezantimit të këtij programi para fermerëve, shoqatave të fermerëve, drejtorëve të drejtorive bujqësore në komuna dhe partnerëve tjerë në sektorin e bujqësisë.
Ai ka treguar se gjatë këtyre viteve sektori i bujqësisë ka shënuar rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, por që pavarësisht investimeve të mëdha, ende ka sfida në këtë sektor, të cilat ai tha se synojnë që t’i adresojnë edhe përmes programit të këtij viti.
“Struktura e vogël e pronës bujqësore sfidon menaxhimin efikas të fermës, prandaj PZHR 2017 fokusohet në investime që mbështesin prodhimtarinë bujqësore të orientuar kah tregu dhe fermat që janë ekonomikisht të qëndrueshme dhe me potencial për të furnizuar tregun vendor, për të zëvendësuar importet e larta dhe potencialisht për eksport në rajon dhe në BE. Pra, synimi ynë mbetet që të shtojmë sipërfaqet e tokës së punuar, duke rritur prodhimin dhe produktivitetin”, ka thënë ministri Krasniqi.
Në këtë program, ai tha se prioritet i lartë i është dhënë investimeve në modernizimin e makinerisë dhe pajisjeve teknike, por po ashtu edhe modernizimit të objekteve, si dhe depove për ruajtje dhe paketim, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe arritjes së standardeve ndërkombëtare. Po ashtu, ministri Krasniqi ka treguar se përmes granteve investive, do të përkrahen ndërmarrjet agro – përpunuese në përmirësimin e linjave përpunuese, diversifikimin e prodhimeve dhe arritjen e standardeve të cilësisë, siç janë standardet HACCP, ISO 22000, etj., me qëllim që të përmbushen kërkesat e tregut për produkte të llojllojshme dhe me cilësi të lartë.
“Ne jemi përpjekur edhe këtë vit, sikur çdo herë tjetër, që të zgjerojmë mundësitë e investimeve, t’i orientojmë drejt ato dhe të lehtësojmë sa më shumë kriteret konkurruese. Ne do të vazhdojmë të jemi transparent në çdo fazë të procesit që ndërlidhet me zbatimin e këtij programi”, tha ministri Krasniqi.
Ndryshe, në programin e sivjetshëm për zhvillimin rural, përmes granteve investive do të përkrahet Masa 101 ku hyjnë investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore. Pastaj masa 103, ku hyjnë investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, masa 302 për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe masa për ujitjen e tokave bujqësore.
Thirrjet për aplikim për grante në këto fusha janë shpallur dhe afati i aplikimit është nga data 6 shkurt deri më 20 mars të këtij viti. Të gjitha dokumentet përcjellëse, programi, udhëzuesit dhe dokumentet e tjera mund të merren në uebfaqet e MBPZHR-së dhe AZHB-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/04020000-0aff-0242-7902-08daa61681ff_w1597_n_r1_st_s-e1739549678758-780x439.jpg)
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim