LAJMI I FUNDIT:

Mbi 660 mijë njerëz janë të emocionuar me këtë truk: Mund të lani enët e yndyrshme dhe të shkrumbuara pa ujë

Mbi 660 mijë njerëz janë të emocionuar me këtë truk: Mund të lani enët e yndyrshme dhe të shkrumbuara pa ujë

Keni gjithçka që ju nevojitet

Pas një përdorimi të gjatë, në fund të enëve grumbullohen njolla të yndyrshme dhe të shkrumbuara, të cilat duket pothuajse e pamundur për t’u hequr.


Larja me detergjent të zakonshëm nuk është efektive në këtë rast, andaj është e nevojshme t’i përdorni metodat alternative, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni duke kërkuar mu një metodë të tillë, një video e postuar nga një djalë në Tik Tok, do të jetë më se e dobishme për ju.

Ai ia doli me tri gjëra që i kemi patjetër të gjithë në shtëpi, që edhe pa ujë të largojë shtresat e yndyrës dhe njollat e shkaktuara nga flakët.

Shikoni videon, e cila deri më tani është shikuar nga mbi 660.000 njerëz:

@ramdeep.osahan Easy home trick 😳😳 #foryou #foryoupage #diy

Pra, djaloshi spërkati kripë dhe sodë buke në fund të enës. Pastaj derdhi mbi të detergjent të zakonshëm për larjen e enëve dhe e mbuloi enën me peshqir letre, mbi të cilat derdhi uthull të zakonshme.

Facoletat e letrës thuajse në mënyrë magjike thithën të gjitha njollat. /Telegrafi/