LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1500 deponi ilegale të mbeturinave në Kosovë

Mbi 1500 deponi ilegale të mbeturinave në Kosovë

Sipas vlerësimit të publikuar sot, për deponitë ilegale të mbeturinave në Kosovë, 44 për qind e mbeturinave janë mbeturina nga amvisëria, ndërsa qytetit me më së shumti deponi ilegale është Prizreni.

Ky vlerësim është bërë gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2017 nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët, respektivisht inspektorët komunalë, me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Shoqëri të Hapur – GIZ, përcjell Telegrafi.

Nga 1,572 deponi ilegale që janë identifikuar, sipas vlerësimit, 45% janë deponi të mëdha, 36% janë deponi të mesme, ndërsa 17% janë deponi të vogla.


Sipas llojit të mbeturinave, 44% përbëhen nga mbeturinat e amvisërisë, 47% janë mbeturina të ndërtimit dhe demolimit, 2% janë mbeturina të rrezikshme, 5% janë mbeturina të vëllimshme dhe 2% janë mbeturina të tjera.

Ndërsa, sipas të dhënave të mbledhura, rajoni i Pejës e ka numrin më të vogël të deponive ilegale (49), ndërsa rajoni i Prizrenit e ka numrin më të madh të deponive ilegale në Kosovë (498).

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori