LAJMI I FUNDIT:

Mbi 15 milionë tonë grurë të Ukrainës janë transportuar përmes korridorit të Turqisë

Mbi 15 milionë tonë grurë të Ukrainës janë transportuar përmes korridorit të Turqisë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoglu tha se në periudhën 1 gusht – 25 dhjetor nga portet e qyteteve Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne të Ukrainës janë nisur 585 anije me mbi 15 milionë tonë drithëra.

Karaismailoglu bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sasinë e ngarkesës së transportuar në “korridorin e drithit”.

“Pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë u përjetua kriza e drithit”, rikujtoi Karaismailoglu, i cili tërhoqi vëmendjen se më pas ndaloi transporti i drithit nga Ukraina, një prej qendrave më të rëndësishme të drithit në botë, raporton aa.


Ai tha se pas këtyre zhvillimeve nën udhëheqjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan u zhvilluan takime intensive diplomatike dhe si rezultat i kësaj dërgesat e drithit rifilluan sërish.

“Në periudhën 1 gusht – 25 dhjetor nga portet e qyteteve Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne të Ukrainës janë nisur të ngarkuara gjithsej 585 anije. Sasia totale e transportuar ka tejkaluar 15 milionë e 80 mijë tonë. Me anijet u transportuan 13 lloje ngarkesash të ndryshme përfshirë elb, grurë, sojë, ushqim luledielli për kafshët, krunde gruri, bizele, fara luledielli, ushqime të përziera të përpunuara, panxhar sheqeri, vaj luledielli, fara kanola, vaj misri dhe sojë”, tha Karaismailoglu.

Karaismailoglu theksoi se 200 nga 585 anijet janë me flamur, në pronësi ose operim turk dhe se 171 nga 585 anijet e kanë sjellë ngarkesën e tyre në portet e Turqisë.

Ai bëri të ditur se ngarkesa e transportuar nga anijet që kanë mbërritur në portet e vendit është 2.247.564 tonë.

“15 për qind e ngarkesës totale ka mbërritur në vendin tonë. Ndërsa 12 për qind e ngarkesave u transportuan në Afrikë, 29 për qind në Azi, 44 për qind në Evropë. Ndërkohë ngarkesa më e madhe është transportuar në Spanjë me 2.891.117 tonë. Spanja ndiqet nga Türkiye me 2.247.564 tonë dhe Kina me 2.162.210 tonë”, tha Karaismailoglu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë

Azia
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Turqia
Kalo në kategori