Autoritetet doganore të Kosovës, përgjatë vitit 2016 kanë evidentuar mbi 1300 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme.
Vlera e mallit që është tentuar të hyjë si kontrabandë, përmes pikave kufitare dhe në kufirin e ashtuquajtur vija e gjelbër, sipas përfaqësuesve të Doganave të Kosovës arrin në miliona euro.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se rastet e zbuluara të kontrabandës kanë shënuar rritje, por që niveli i kontrabandës ka pasur rënie nga viti në vit, pasi që të hyrat doganore janë rritur.
“Numri i kundërvajtjeve të zbuluara nga Dogana e Kosovës gjatë vitit 2016 ka qenë mbi 1300 kundërvajtje që krahasuar me vitin 2015 është një rritje për 15 për qind. Por, kjo nuk do të thotë që kemi rritje të kontrabandës, pasi që sipas vlerësimeve tona kemi një rënie të numrit të nivelit të kontrabandës, pasi që kemi rritje të të hyrave”, thekson Stavileci.
Një numër i kompanive të ndryshme tregtare, tregon ai, tentojnë të kontrabandojnë mallra për t’iu shmangur tatimeve ose përmes ndërrimit të origjinës së vendit nga vinë ato mallra.
“Më së shumti tentohet të bëhet kontrabandë me derivatetet e naftës, produktet e duhanit. Por, po ashtu ka edhe produkte higjienike të cilat kontrabandohen nga individë të caktuar. Gjithashtu, kemi kapur mjaft raste të kontrabandës me barna. Tek kontrabanda me barna nuk ka qenë e natyrës shmangie tatimore, por e natyrës së shmangies së licencës të cilat kërkohen nga institucionet e Kosovës e që ato kompani hezitojnë ta bëjnë”, thekson Stavileci.
Por, ndryshe nga institucionet e Kosovës të cilët thonë se niveli i kontrabandës ka shënuar rënie, përfaqësues të bizneseve në Kosovë e thonë të kundërtën.
Në bazë të hulumtimeve të bëra, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini i ka thënë Radios Evropa e Lirë se niveli i kontrabandës ka shënuar rritje.
“Raportet e ndryshme tregojnë se informaliteti në Kosovë në vitin që lëmë pas (2016) është rritur nga 33 për qind në 35 për qind. Kjo është një shifër alarmante. Mos inkasimi i të gjitha këtyre mjeteve të mallrave që kontrabandohen dëmton buxhetin e Kosovës”, thekson Shahini.
Autoritetet e Kosovës, sipas tij, janë treguar të pafuqishme në luftimin e kontrabandës. Duke mos luftuar këtë dukuri, ka thënë Shahini, në tregun e Kosovës është krijuar konkurrencë e padrejtë që po i dëmton bizneset formale.
“Për gjithë këtë, kontrabandistët nuk janë të vetëm. Janë në bashkëpunim edhe me institucionet shtetërore të Kosovës. Kohëve të fundit ne kemi parë edhe arrestimin e policëve e doganierëve dhe pronarëve të bizneseve të ndryshme. Në këtë mes, edhe konsumatorët janë viktimë”, thotë Shahini.
Përfaqësuesit e bizneseve, përveç tjerash alarmojnë se produktet të cilat hyjnë përmes rrugëve ilegale mund të jenë të rrezikshme edhe për shëndetin e konsumatorëve, pasi që si të tilla, ato nuk iu nënshtrohen asnjë procedure të kontrollit.
Qeveria e Kosovës për vite të tëra e kishte vendosur si prioritetet të politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Nesër, promovohet libri “GALERIA DODONA” nga autorja Alisa Canaj-Maliqi

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa