Policia në Gjilan në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1696 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 16 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetimin e 14 aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe janë shqiptuar masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 17 ngasës.


Ndonëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, policia bën thirrje për kujdes të shtuar dhe t’i respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/