Kylian Mbappe ka bërë të njëjtin veprim me Paris Saint Germain si Lionel Messi me Barcelonën.

Super talenti francez i ka bërë të qartë kampionëve në fuqi të vendit se dëshiron të largohet nga klubi.


Kontrata aktuale e Mbappes me parisienët skadon në verën e vitit 2022, ndërsa ai nuk ka pranuar rinovimin.

PSG i ka ofruar kontratë të re deri në verën e vitit 2025 me pagë më të rritur, por Mbappe ka ndarë mendjen për largim.

GettyImages 1268075891 Kylian Mbappe. (Photo by Matt Childs/Pool via Getty Images)

Mediat franceze gjatë ditës së sotme kanë raportuar se PSG tanimë është njoftuar me vendimin e Mbappes për tu larguar.

Megjithatë lojtari do të mbetet edhe këtë edicion në PSG, ndërsa në verën e vitit 2021 do të largohet nga Parc de Princes.

Ky është një lajm që ka gëzuar Real Madridin që shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me francezin.

Mbappe PSG 1 Kylian Mbappe (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Por Los Blancos duhet të kenë kujdes, pasi në garë për të janë edhe Liverpool, Manchester United e Manchester City.

Mbappe vlerësohet si futbollisti me vlerën më të lartë në tregun e transferimeve, por në vitin 2021 kur atij i mbetet edhe një vit kontratë, francezi mund të largohet për një shumë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app