Kylian Mbappe ka qenë emri më i përfolur në javët e fundit nga mediat më të mëdha sportive në Botë.

Sulmuesi francez i skadonte kontrata me Paris Saint Germain dhe raportohej për një kalim të mundshëm te Real Madridi, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


Mbappe ka pranuar ofertën e PSG-së për të vazhduar bashkëpunimin me francezët deri në qershor të vitit 2025, nga e cila marrëveshje do të fitoj pagë vjetore prej 100 milionë eurove neto në sezon.

imago1012156565h

Tifozët madrilen e akuzuan Mbappen për tradhti, derisa vet sulmuesi francez ka dal në konferencë për shtyp së bashku me presidentin Nasser Al-Khelaifi duke zbuluar arsyet pse vazhdoi kontratën me PSG-në.

“Ishte një vendim i vështirë. E dija se duhej të kisha vendosur më parë, por duhej të merrja kohën time. Nuk e kam ndjerë kurrë presionin".

''Të gjithë e dinë që doja largimi një vit më parë, atëherë ishte vendimi më i mire për mua. Këtë herë konteksti është ndryshe, është një çështje private".

GettyImages 1383550903 scaled 1

"Franca është vendi në të cilin dua të jetoj, është vendi im. Klubi gjithashtu dëshiron të ndryshojë shumë gjëra në nivel sportiv. Historia ime nuk ka mbaruar këtu”, u shpreh sulmuesi francez.

Me kontratën e re, Mbappe është bërë futbollisti më i paguar në histori të futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app