LAJMI I FUNDIT:

Mbante shirita Gucci dhe Louis Vuitton në kokë, Liga Premier ia ndalon ngjyrat sulmuesit Saint-Maximin

Mbante shirita Gucci dhe Louis Vuitton në kokë, Liga Premier ia ndalon ngjyrat sulmuesit Saint-Maximin

Lojtari më i shtrenjtë dhe më i mirë i Newcastle, Allan Saint-Maximin, nuk do të jetë më në gjendje të mbajë shiritat e kokës që vendoste në ndeshjet e Ligës Premier. 

Që në fillimet e karrierës së tij, Saint-Maximin është shquar për driblimet fantastike dhe teknikën të mirë me topin, por edhe shiritin në kokë pa të cilin nuk i fillon ndeshjet.

Ai mbante Gucci që vlente 200 euro, por më pas kaloi në markën Louis Vuitton. Megjithatë, atij nuk do t’i lejohen që t’i mbajë më në kokë në ndeshjet e Ligës Premier.


Në duelin e fundit kundër Leicesterit, Saint-Maximin tërhoqi vëmendjen me një shirit koke mjaft të pazakontë. Megjithatë, ai shkeli rregullat e Ligës Premier dhe nuk do të mund ta mbajë më atë.

Mbajtja e shiritit të kokës nuk është e ndaluar, por duhet të jetë në ngjyrat e fanellës me të cilën klubi luan atë ditë.

Pra, futbollistit francez i lejohet të mbajë një shirit të zi ose të bardhë, siç bëri sot ndaj Crystal Palace.

Modeli i ri që kishte në ndeshjet e fundit kishte disa ngjyra, ndaj organizatorët e garës e paralajmëruan dhe ia ndaluan këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori