Krahas kërkesave dhe grevave që po mbahen në vend nga punëtorët e sektorit publik për mbështetje financiare në paga shtesë, po kërkohet po ashtu mbështetje financiare prej qeverisë edhe për punëtorët e sektorit privat me nga 100 euro.
Si rrjedhojë e krizës energjetike dhe inflacionit të lartë, sektori privat po ballafaqohet me probleme financiare, ruajtjen e vendeve të punës dhe prodhimin.
Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se situata ekonomike dhe sociale në Kosovë është rënduar si pasojë e inflacionit dhe krizës energjetike.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thekson se qeveria duhet t’i trajtojë të gjithë sektorët e punës njësoj dhe nuk duhet anashkaluar sektorin privat i cili është mbushës i buxhetit të shtetit.
Gërxhaliu thotë se edhe punëtorët e sektorit privat duhet të mbështeten me nga 100 euro.
“Është koha kur institucionet kosovare duhet të kenë qasje gjithëpërfshirëse jo sektoriale apo të fragmentuar. Në këtë drejtim nuk duhet të anashkalohet sektori privat, por problemet që minimizohen dhe nuk trajtohen si probleme po dalin të jenë të mëdha. Nuk e kemi pranuar që agjenda politike dhe dialogu duhet të jenë prioritet i prioriteteve apo do të dominojnë në agjendën ditore, dhe kam drojë që falë këtij dominimi të agjendës politike dhe dialogut Kosovë-Serbi, shumë probleme ekonomike po anashkalohen, nuk po ka kohë për trajtim. Prandaj duhet të trajtohet edhe sektori privat dhe të punësuarit në sektorin privat për ta shijuar ndihmën e shtetit”, thekson Gërxhaliu për KosovaPress.
Ai shton se është obligim institucional të mbështes qytetarin dhe punëtorët në këtë kohë kur ka ngritje të çmimeve të pa kontrolluar.
“Është koha kur duhet vërtet të kemi një qasje më humane, më solidare dhe sot sektori privat ta ndiejë dorën dhe gatishmërinë e shtetit për ta ndihmuar. Krahas inflacionit e kemi një rritje të çmimit të pakontrolluar për energji elektrike, besoj që situata po rëndohet jo vetëm se sektorët shërbyese, por edhe në atë prodhues, andaj është koha për veprim dhe jo gjithmonë të humbet kohë në gjetje të arsyes për dështim”, thotë ai.
Sipas Gërxhaliut, gabimi më i madh mbetet anashkalimi i krizë ekonomike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ai thotë se sektori privat ka mbetur në mëshirën e kohës dhe vet ndërmarrësve.
“Nuk ka zgjidhje të problemet derisa problem anashkalohet dhe në këtë drejtim mendoj se është bërë gabimi në hapa, që në vend se të ulemi dhe të avancojmë dialog të mirëfilltë privat, të kemi kampanja të dialogut me qytetarë, ne kemi promovuar shifra zhvillimore te të cilat kanë shtuar pritjet e qytetarëve që qeveria apo shteti të bëjë më tepër në këtë kohë krize. Ajo çka është për t’u brengosur është situata aktuale e sektorit privat në Kosovë. Nuk mund të ketë stabilitet as politik as social pa zhvillim ekonomik dhe duhet të kuptohet që bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë, është sektori privat. Sektori privat ka mbetur në mëshirën e kohës dhe vetë ndërmarrësve”, thekson ai.
Mbështetjeje e fundit financiare nga qeveria për punëtorët ishte para pesë muajve, në fillim të prillit, ku qeveria kishte marrë vendim për miratimin e Pakos mbështetëses financiare: nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët. Vlera totale e kësaj ndihme ishte rreth 100 milionë euro. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame