LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi mes KOK-ut, Qeverisë, MKRS-së, kryeqytetit Prishtina dhe ICMG në Athinë

Mbahet takimi mes KOK-ut, Qeverisë, MKRS-së, kryeqytetit Prishtina dhe ICMG në Athinë

Drejtuesit e KOK-ut të kryesuar nga presidenti Ismet Krasniqi, së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me në krye zëvendësministren Daulina Osmani dhe komunës së Prishtinës, me kryetarin Përparim Rama, zhvilluan takim me rëndësi të veçantë me përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), presidentin Davide Pizzano, sekretarin e përgjithshëm, Iakovos Filippousis dhe kryetarin e Komisionit Ligjor, Francesco Purromuto.

Në takimin e mbajtur në Athinë të Greqisë, u diskutua progresi i themelimit të komitetit organizativ dhe çështjet përgatitore për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’.

Takimi dëshmoi një unitet të jashtëzakonshëm të hisedarëve kyç dhe konfirmoi se jemi në rrugën e duhur për të organizuar një ngjarje madhështore siç janë Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’.


Palët u dakorduan që me kapacitetet dhe aftësitë tona, si dhe me bashkëpunimin ndër-institucional, të vlerësuara lartë nga ICMG, jemi të gatshëm të vazhdojmë me realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, të krijojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme për brezat e ardhshëm dhe duke shndërruar në realitet ëndrrën e komunitetit sportivë dhe çdo qytetari të Republikës së Kosovës!

Si produkt i këtij takimi të frytshëm, u identifikuan detyrimet që duhet të realizojnë palët brenda afateve të caktuara. Pas kësaj, do të presim delegacionin e ICMG në Prishtinë për të definuar hapat e planifikimit infrastrukturor dhe operacional.

Takimi dëshmoi se institucionet tona janë të motivuara dhe të përkushtuara që së bashku të realizojmë projektin më të madh në historinë e sportit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Ancelotti e di se ku është pika e dobët e Atleticos - synon ta sulmojë sonte

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Arteta i ka kërkuar bordit të Arsenalit transferimin e top yllit të Bayernit

Premier League
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori