LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i Këshillit ministror për Integrim Evropian

Mbahet takimi i Këshillit ministror për Integrim Evropian

Sot mbahet takimi i radhës i Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit, ndërsa takimi mbahet në ora 11:00.

Ndryshe, një ditë më parë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë  se Qeveria e Kosovës është duke punuar me shtetet anëtare që në dhjetor të këtij viti të ketë një vendim pozitiv për liberalizim të vizave.


I pyetur nëse Kosova merr mendim negativ nga BE-ja, kush do të jetë përgjegjës për këtë, Hoxhaj tha: “Mendoj që përgjigjet dhe përgjegjësit janë në Bruksel. Ne kemi pasur një proces i cili ka filluar në vitin 2012, procesi ka qenë teknik, është dashur të përmbushen të gjitha kushtet dhe kriteret. Kemi pasur kritere më shumë se sa vendet tjera të rajonit, qoftë Shqipëria, Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, por ne kemi pasur vullnet që ta përmbushim këtë udhërrëfyes me të gjitha kriteret dhe tash topi është tek BE-ja”.

Zëvendëskryeministri po ashtu theksoi se Bashkimi Evropian (BE) duhet të dalë me një qartësi, dhe sipas tij nëse nuk do të ketë mendim pozitiv, atëherë ky do të ishte diskriminim i qytetarëve të Kosovës.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori