LAJMI I FUNDIT:

Mbahet seanca e drejtuar nga fëmijët

Mbahet seanca e drejtuar nga fëmijët

Me rastin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë e drejtuar nga fëmijët, me temën: “Fëmijët udhëheqin Kuvendin”.

Të pranishmëve do t’ju drejtohet me një fjalë rasti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sipas njoftimit të Zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës, ky aktivitet organizohet në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, UNICEF-in, Save the Children dhe KOMF në Kosovë.