LAJMI I FUNDIT:

Mbahet mesha solemne e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike

Mbahet mesha solemne e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike

Ka nisur të mbahet në Shkodër mesha solemne e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike. Mesha kremtohet nga Eminenca e Tij, Kardinal Angelo Amato.

“Është një ditë feste sot për shqiptarët e pranishëm jo vetëm këtu në Shkodër por edhe në shumë qytete të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Vetëm dy muaj pas shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës, lumnimi i 38 martirëve shqiptarë u kujton të gjithëve se në tokë e mira pengohet vazhdimisht prej së keqes. Megjithatë, nuk janë përndjekësit, por martirët protagonistët e vërtetë të historisë së njerëzimit”, tha në fjalën e tij Kardinal Angelo Amato.

Të pranishëm në meshën e lumturimit të martirëve, veç kardinalit Angelo Amato, i cili është dhe udhëheqësi i këtij procesi, do të jenë dhe një sërë klerikësh të lartë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, për të nderuar figurën e 38 martirëve shqiptarë, të cilët u ekzekutuan nga regjimi komunist.


Një ditë më parë, Policia e Shkodrës, në një njoftim për media ka bërë të ditur se ditën e sotme në shesh priten të jenë rreth 10.000 persona dhe janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktivitetit. Kështu rruga kryesore për te Katedrialia janë të bllokuar për lëvizje dhe parking automjetesh si dhe rrugët dytësore që të shpien për te Katedralia do jenë të bllokuara për automjetet.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori