LAJMI I FUNDIT:

Mazda po e teston në pistë RX-8 të ri

Mazda po e teston në pistë RX-8 të ri

Rikthimi i RX-8, është përmendur edhe më herët

Lajme të shumta janë shpërndarë brenda disa vitesh, se Mazda mund ta sjellë një RX-8 të ri, mirëpo nuk është parë asgjë konkrete, transmeton Telegrafi.

Carspotter Jeroen ka qenë për të parë xhirot e makinave në Nurburgring të Gjermanisë, kur ka vërejtur edhe disa modele të pazakonta. Shikimi nga afër, ka treguar se janë Mazda RX-8 të ri, që po testoheshin në pistë, krahas disa modele tjera.


Kamuflazhi duket i lehtë, vetëm në pjesën e përparme, por kjo nuk do të thotë se në gjithë veturë janë vënë panele që t’ia ndryshojnë dukjen.

Deri më tani, Mazda nuk ka treguar asgjë lidhur me fatin e RX-8, që nuk është prodhuar për shtatë vjet, ndërsa është makinë shumë e pëlqyer. /Telegrafi/