LAJMI I FUNDIT:

Mazda MX-5 Miata do të ketë teknologji hibre

Mazda MX-5 Miata do të ketë teknologji hibre

Sistemi i-ELOOP pritet të jetë standard, në të gjitha Mazdat që shiten në tregun evropian

Versioni ri i Mazda MX-5 Miata, që do të lansohet gjatë këtij viti në tregun evropian, do të ketë teknologjinë hibride i-ELOOP, që mbledhë energji sa herë që vetura frenon, transmeton Telegrafi.

Ky sistem është përdorur që nga viti 2012, ndërsa tani është bërë e ditur se do të jetë te Miata e re, si dhe standard në shumicën e modeleve të reja.


Nëpërmjet vendosjes së këtij sistemi, Mazda po përpiqet që t’i bëjë veturat shumë më ekonomike, si dhe të jetë në nivelin e duhur sa i përket emetimit të gazrave.

Funksioni i frenimit rigjenerues i Mazda, angazhon alternatorin nën ngadalësim për të rikuperuar një pjesë të energjisë së frenimit, që përndryshe do të humbej si nxehtësi e panevojshme.

Kjo energji shtesë nuk futet në baterinë konvencionale të veturës, por në një pako speciale, e cila është në gjendje përpunojë me më shumë efikasitet.

Të njëjtën energji, sistemi i Mazdas e vë në funksion për të përdorur teknologji të ndryshme brenda makinës.

Megjithëse tingëllon e thjeshtë, kjo teknologji e rritë efikasitetin dhe e bën më ekonomike veturën për rreth pesë për qind, nganjëherë edhe më shumë, kur ndalon dhe niset shpesh në trafik. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Auto
Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Auto
Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

Veturat do të jenë edhe më të sigurta, po vjen një airbag për shputat e këmbëve

Auto
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Auto
Porsche konfirmoi se gjenerata e ardhshme modelit Cayenne do të fuqizohet vetëm nga motorë elektrikë

Porsche konfirmoi se gjenerata e ardhshme modelit Cayenne do të fuqizohet vetëm nga motorë elektrikë

Shqiptari nga Kosova që bëri histori me projektimin e Illyrian TSX, makinës që do të jetë në mesin e pesë më të shpejtave në botë

Shqiptari nga Kosova që bëri histori me projektimin e Illyrian TSX, makinës që do të jetë në mesin e pesë më të shpejtave në botë

Kalo në kategori