LAJMI I FUNDIT:

Mayweather ka 100 herë më shumë vlerë se kundërshtari Deji

Mayweather ka 100 herë më shumë vlerë se kundërshtari Deji

Floyd Mayweather do të hyjë në ndeshjen e tij ekspozuese me YouTuberin, Deji Olatunji shumë më me përvojë dhe shumë më i pasur se kundërshtari i tij.

‘The Money Man’ do të përballet me vëllain e KSI-së në “Coca Cola Arena” në Dubai, përballja e tij e pestë që nga pensionimi nga boksi profesionist pas fitores së tij ndaj Conor McGregor në gusht të vitit 2017.

Boksieri 45 vjeçar nuk e ka marrë pseudonimin për shkak të ironisë. I konsideruar prej kohësh si një nga sportistët më të pasur në planet, në nëntor të vitit të kaluar Sportico publikoi një listë të fitimeve të të gjitha kohërave të atletëve, në të cilën ai u rendit në vendin e 6-të të të gjitha kohërave, duke fituar më shumë se 1 miliard euro në karrierën e tij.


Floyd Mayweather dhe Deji Olatunji do të përballen në Dubai

Dhe pavarësisht se nuk lufton më në rangun e profesionistëve, ku ai arriti një rekord të përsosur 50-0, ai vazhdon të mbledhë sponsorizime dhe marrëveshje me shuma të majme parash. Sipas Celebrity Net Worth, ende ka një vlerë prej 400 milionë euro.

Kundërshtari i tij këtë fundjavë nuk është as afër tij, pasi ka bërë milionat e tij si një Vlogger britanik dhe Youtuber i lojërave. Në të vërtetë, Deji ka mbi 9.7 milionë abonentë dhe mbi 3.4 miliardë shikime në kanalin e tij.

“Gorilla” i pasur thotë se pasuria e tij neto është pesë milionë euro, një shumë mbresëlënëse për një ndikues, por e vogël për ata si Mayweather. Amerikani vlen 100 herë më shumë se 25-vjeçari, i cili të paktën do të gëzojë një gjatësi më të madhe se boksieri legjendar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori