Në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror 'Rusia 2018' u përballën Përfaqësuesja e Francës dhe ajo e Argjentinës.

Ishte një ndeshje me shumë gola (4-3 për francezët) dhe kartonë, por kartoni që vlen të përmendet është ai i Blaise Matuidi.


Francezi u ndëshkua në minutën e 72-të dhe kjo nuk është aspak një lajm i mirë për Gjelat.

Blaise Matuidi Messi (Foto: Getty Images)

31-vjeçari nuk do të luajë në çerekfinale kjo pasi do jetë i suspenduar për shkak të kartonëve.

Në çerekfinale Franca do të luajë me fituesin e ndeshjes Uruguai-Portugali.

Me Francën ylli i Juventusit luan si mesfushor qendror dhe kështu do të jetë mungesë e madhe.

Nga viti 2010 ai është paraqitur në 69 ndeshje për kombëtaren e tij dhe ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app