Shefi i zyrës së informimit në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, thotë se nëse Surinami e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, në këtë çështje duhet të përfshihen edhe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare.

Matoshi sqaron se e drejta ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e çnjohjes së një shteti që e ka njohur më përpara, por, në rast se ka ndodhur tërheqja e njohjes ai e konsideron si skandal ndërkombëtar.


Gjatë ditës së djeshme mediet serbe kanë prezantuar një dokument në të cilin shkruan se Surinami ka hequr dorë nga njohja e Republikës së Kosovës, por deri më tash Kosova zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë dokument ku sqarohet pozicioni real i këtij shteti karshi Republikës.

Statusi i tij i plotë: Surinami!? Rreth nji letre ‘melodramatike’ qe po qarkullon ne mediat e Beogradit se Surinami e ka revoku njohjen për Republikën e Kosovës, e për çka ministria e jashtme dhe misioni diplomatik kosovar në Neë York City nuk kanë marrë asnji shkresë zyrtare nga Qeveria e këtij shteti 1. E Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e ç’njojhjes së nji shteti qe e ka njoftë ma përpara, por njeh ngrimje ose revokimin të marrdhanieve diplomatike, porse Kosova dhe Surinami nuk kishin vendosur ende mardhanie diplomatike ndërmjet veti, qe të ndodhte shkëputja e ktyne mardhanievet; 2. Nuk ekziston shteti i quajtur "Kosovo and Metohija" qe figuron ne notën kinse të Surinamit për Serbinë - e të cilen e prezantoi Ivica Daçiq - ngase në mardhaniet ndërkombëtare njihet nominalisht shteti sovran dhe i pavarun "Republic of Kosovo" - për ato shtete që e kanë njoftë tashma dhe Kosovo* (sipas denominimit - me fusnota e famshme - për shtetet që nuk e kanë njoftë); Nëse vëtet kjo shkresë asht origjinale, kjo paraqet skandal ndërkombëtar! Sepse një shtet i cili me notë zyrtare e kanë njoftë shtetin Sovran “Republic of Kosovo’ tashti ia ‘ndërrojnë emnin’ në “Kosovo and Metohija” – simas versionit të Serbisë së kohës së fashizmit millosheviqian; 3. Konsideroj që revokimin e njohjes, si diskrecion i shtetit dhe/ose ngrimjes së mardhanieve diplomatike ndërmjet dy shteteve nuk mundet me e shpall nji ‘Mision’ i shtetit ne OKB, porse me notë verbale këtë duhej ta bënte Qeveria e ligjshme e nji shteti dhe me vendimin ta njoftonte ‘Misionin’ respektabil; P.S. Ftoj ekspertat e te Drejtës Ndërkombtare me u përfshi në debat...

23130595 1768502933454645 3331816346381987528 n 1509545180 3591329