LAJMI I FUNDIT:

Matheus Barbosa është motoçiklisti i tretë që humb jetën në pistën e Interlagos brenda dy vitesh

Matheus Barbosa është motoçiklisti i tretë që humb jetën në pistën e Interlagos brenda dy vitesh
(Foto: Screenshot/SuperBike)

Ylli i SuperBike, Matheus Barbosa, ka vdekur pasi humbi kontrollin e motoçikletës gjatë një gare në Brazil.

23-vjeçari u filmua duke pasur vështirësi në një kthesë përpara se të dilte nga pista dhe të goditej në një pengesë metalike.

Tragjedia ndodhi të dielën në qarkun e famshëm Interlagos në periferi të Sao Paulos gjatë një ngjarjeje të SuperBike në Brazil – transmeton KP.


Vozitësi i Kawasaki, i cili ishte në pozitën e katërt në garë kur humbi kontrollin e biçikletës së tij, vdiq në vendin e ngjarjes pavarësisht vëmendjes së shpejtë mjekësore.

“Ekipi më i afërt mjekësor arriti te Matheus në më pak se 60 sekonda, por me gjithë përpjekjet e tyre, ai nuk iu përballoi plagëve të tij kritike. Shkaku i aksidentit është ende duke u hetuar”

“Për respekt ndaj Matheus dhe mbi të gjitha, familjes së tij, aktivitetet e ditës së mbetur u anuluan menjëherë. Prioriteti i organizatës në këtë kohë është të mbështesë plotësisht familjen e Matheus”, ka deklaruar një zëdhënës i SuperBike Brazil.

Barbosa është motoçiklisti i tretë që humb jetën në pistën e Interlagos në dy vitet e fundit. Në prill të vitit 2019 e humb jetën Mauricio Paludete, ndërsa një muaj pas ndodhi tragjedia tjetër, në të cilën e humbi jetën Danilo Berto.

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori