Marco Materazzi thotë se Roberto Mancini duhet të jetë trajner i Kombëtares Italiane.

Azzurrët janë duke kërkuar trajner pas largimit të Giampiero Ventura, që nuk arriti ta dërgojë Italinë në Kampionatin Botëror.


“Një Kupë e Botës pa Italinë? Duhet të pajtohemi me këtë”.

italia (Getty)

“Duhet të fillojmë nga e para me një trajner të ri”.

“Mancini? Ai është vetë ofruar, tani duhet të dëshmojë se vlen, pasi ka  bërë karrierë ", ka thënë Materazzi.

GettyImages 820936194 Roberto Mancini . (Photo by Epsilon/Getty Images)

Mancini aktualisht është trajner i Zenitit.

Ai ka drejtuar më parë klube si Sampdoria, Inter dhe Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app