LAJMI I FUNDIT:

Maskne janë aknet e reja: Çfarë duhet të dini për to dhe si t’i parandaloni!

Maskne janë aknet e reja: Çfarë duhet të dini për to dhe si t’i parandaloni!

Që tani, markat koreane të kujdesit për lëkurën kanë sjellë koleksione me “produkte esenciale për maskne”

Maskne, është një term i krijuar së fundmi nga mjekët dermatologë dhe siç kuptohet nga emri, ka të bëjë me aknet që krijohen nga mbajtja e një maske.


Shëndetësia dhe punëtorët e tjerë të vijës së parë janë më të rrezikuar sepse maskat e tyre janë më të ngushta dhe ata i mbajnë më gjatë.

Si t’i shmangni masknet?

1. Kini parasysh llojin e maskës që mbani

Dermatologët sugjerojnë 100% pambuk, sepse lejon lëkurën të marrë pak frymë. Ndërsa temperatura rritet dhe djersiteni më shumë, do të duhet ta mbani maskën të pastër.

“Ju duhet t’i trajtoni maskat si të brendshme dhe t’i lani shpesh!”, thotë Dr. Candrice Heath, një profesor asistent i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë Lewis Katz në Universitetin Temple.

2. Rikonstruktoni rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën

Mbani një rutinë të mirë kujdesi, konsultohuni me një dermatolog për të shtuar produkte të caktuara, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Përdorni pak produkte në fytyrë, kur do mbani maskë për një kohë të gjatë.

3. Hiqni dorë nga grimi (të paktën përkohësisht)

Nëse vendosët makiazh për një video-call, përpiquni ta hiqni kur të dilni me maskë. Mjaftohuni me një krem hidratues dhe një krem kundra diellit.

Nëse djersitni nën maskën tuaj, Dr. Shari Marchbein, një dermatolog në New York, sugjeron përdorimin e ujit micelar ose një pastrues të butë për të bërë një larje të shpejtë me pambuk, kur e hiqni atë.

Mos harroni se larja e shpeshtë e fytyrës me larës dhe ujë e than atë më shumë seç duhet.

Si t’i trajtoni masknet

Dr. Gohara rekomandon përdorimin e një trajtimi “benzoyl peroksid” pa recetë, për t’u aplikuar vetëm në njolla, me një përqendrim prej 2.5 ose 5 dhe jo 10%.

Nëse përdorni retinol, mund të aplikoni një natë retinol dhe një natë produktin e mësipërm.

Bëni një lloj “pushimi”, nëse e mbani maskën për shumë gjatë, me disa minuta, duke u distancuar nga zyra e punës apo pjesa tjetër e një grupi.

Nëse keni tentuar disa mënyra dhe aknet vazhdojnë të jenë aty, mund të ketë dy shkaqe të tjera: stresi dhe dieta ushqimore.

Konsultohuni me dermatologun tuaj për të parë me imtësi shkaqet dhe trajtimet e duhura.