LAJMI I FUNDIT:

Maska shtëpiake për flokë e Cardi B: Flokët rriten shumë shpejt, sekreti qëndron në këta përbërës!

Maska shtëpiake për flokë e Cardi B: Flokët rriten shumë shpejt, sekreti qëndron në këta përbërës!

Videon e saj me këshilla të hollësishme për kurën e flokëve e kanë shikuar më shumë se 71 milionë përdorues të Instagramit

Reperja amerikane Cardi B (27) ka zbuluar për fansat e saj në Instagram recetën për maskën natyrale për rritje të shpejtë të flokëve.


Ajo në video ka ndarë hollësisht këshilla dhe ka përshkruar procedurën duke shpjeguar çfarë duhet të bëni në mënyrë që të keni flokë të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Më parë, flokët krihni derisa janë të lagura pas shpëlarjes me regjenerator dhe shprishni.

Majat e flokëve janë më të ndjeshme derisa janë të lagështa dhe prandaj pas larjes mos i fërkoni flokët me peshqir.

View this post on Instagram

A post shared by Cardi B (@iamcardib) on Jul 26, 2020 at 1:59pm PDT

Përbërësit:

– 1 avokado e pjekur;
– 2 vezë;
– 1 lugë majonezë;
– një lugë vaj kastori (ricinus)

Përgatitja:

Përbërësit qitni në blender dhe përzieni mirë.

Cardi B thotë që maskën qiteni përgjatë gjithë flokëve dhe lëreni të qëndrojë sa më shumë që mundeni.

Mbështillni kokën me shami apo me shall, sepse në këtë mënyrë do të pengoni që me gishta t’i prekni flokët dhe të rrjedhë maska.

Pastaj, shpëlani flokët normalisht ashtu si zakonisht i shpëlani me shampon.

Gjithashtu, thotë ajo që zakonisht përdor ujë orizi pas larjes sepse është i pasur me minerale dhe amino-thartira të cilat forcojnë majat e flokëve.

Avokado përmban vajra natyrale dhe antooksidante të cilat flokëve u japin shkëlqim.

Të verdhët e vezëve përmbajnë amino-thartira të cilat kurojnë majat e flokëve dhe mbrojnë qimet nga ndotjet dhe ndikimet e dëmshme të rrezeve ultraviolete, ndërsa vaji i ricinit nxit rritjen e flokëve. /Telegrafi/