LAJMI I FUNDIT:

Maska e cila në çast heq vitet nga qafa!

Maska e cila në çast heq vitet nga qafa!

Duhet mbajtur në mend rregullën e thjeshtë: të gjitha maskat ushqyese dhe jonizuese, të cilat i vëmë në fytyrë, duhet patjetër t’i vëmë edhe në qafë

Kura e qafës nuk është më pak e rëndësishme se kura e fytyrës dhe e tërë trupit.


Të gjitha femrat e dinë që qafa zbulon moshën. E po, a po bëjmë diçka për të penguar këtë?

Ekzistojnë mjete të shkëlqyeshme natyrale me ndihmën e të cilave mund të tendosim lëkurën e qafës, të eliminojmë lëkurën “e dendur” dhe të bëjmë lëkurën më elastike, thjesht të rinojmë qafën.

Kjo është maska piling, e cila bëhet një herë në javë, transmeton Telegrafi.

turmeric-paste

Për përgatitjen e maskës do t’ju nevojiten: 1 lugë e kafesë kurkumë pluhur, 3 lugë supe sheqer, 2-3 pikë vaj eterik të livandës, 3 lugë supe vaj ulliri (apo kokosi), vanilje pluhur (sa mund të kapet me maje thike).

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit. Mund të bëni maskën edhe pa përdorur sheqerin, e gjitha varet nga gjendja e e lëkurës së qafës.

Për lëkurë të keqe, me njolla të errëta, sheqeri është i rekomandueshëm. Qitni tretjen në lëkurë. Lëreni të veprojë rreth njëzet minuta, pastaj lajeni duke i bërë masazh.

Pastaj në lëkurë të pastër qitni kefir (ose jogurt), i cili është i rekomandueshëm për këtë procedurë, sepse lëkura nën ndikimin e kurkumit mund të marrë ngjyrë.

Kefiri do ta zbardhë edhe do ta shtojë hidratojë lëkurën.

Mund ta mbani disa minuta dhe, gjithashtu, duke i bërë masazh, ta lani, apo ta fshini me peshqir letre.

Provojeni, do t’ju pëlqejë! /Telegrafi/