LAJMI I FUNDIT:

Mashtrimi me djathin, qumështi zëvendësohet me niseshte

Mashtrimi me djathin, qumështi zëvendësohet me niseshte

Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath.

Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i deles është i përgatitur me niseshte. Por, sa e vërtetë është kjo?

Për ta mësuar këtë, mjafton të bëjmë një eksperiment shumë të thjeshtë. Në disa dyqane të kryeqytetit kemi marrë djathra të ndryshëm, me çmime gjithashtu të ndryshëm.


Mjafton që mbi djathë të hedhim betadinë, apo jod, e nëse djathi fillon të nxihet, atëherë ai është i përgatitur me niseshte, por nëse djathi merr ngjyrën e mjaltit, atëherë ai është cilësor.

Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elementet përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.

“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djath është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’. Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor. E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”, thotë Kristaq Bërxholli, profesor në UBT.

Prodhuesit e djathit, duke zëvendësuar qumështin me niseshte, ulin koston dhe rrisin fitimin. Por, kush është institucioni që duhet të merret me këta mashtrues? Sigurisht që është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mashtruesit i gjen fare lehtë, në rrugë, market, apo baxho./ tch

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori