LAJMI I FUNDIT:

MAShTI anulon tenderin për monitorimin e kritikave të mediave

MAShTI anulon tenderin për monitorimin e kritikave të mediave
Foto: Arkiv

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka anuluar tenderin që kishte për qëllim monitorimin e kritikave të mediave.

Kështu është bërë e ditur në E-prokurim ku shkruan se është anuluar aktiviteti i prokurimit me titull “Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.

Kontrata ishte 12 mujore me pagë 600 euro.


Vendimi për anulimin e kësaj procedure është marrë më 24 maj 2024.

Në aryset e anulimit përmendet se “Ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është i nevojshëm për shkak të ngjarjeve dhe/apo arsyeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe të cilat kanë qenë të paparashikueshme në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit.

Ndryshe ditë më parë organizata INPO kishte alarmuar për këtë rast.  INPO kërkoi nga MASHTI që të anulojë procedurën e prokurimit me titull “Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”, e cila tha se është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të veçanta.

INPO: MASHT-i të anulojë tenderin për monitorimin e mediave kritike
Lexo po ashtu INPO: MASHT-i të anulojë tenderin për monitorimin e mediave kritike

Pas kritikave të shumta, MASHTI kishte dalë me komunikatë për media. MASHTI u tërhoq, duke kërkuar falje për “përdorim të termave joadekuatë”.

“Divizioni për Komunikim Publik (DKP) ka hapur tender me datë 23.05.2024 për shërbime të veçanta, respektivisht për kontraktor individual për monitorimin e media, qasje në dokumente publike dhe financiare me qëllim rritjen e transparencës me publikun, por edhe informimin e stafit menaxherial dhe politik lidhur me lajmet që kanë të bëjnë me arsimin. Në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe pa njohurinë e kabinetit, DKP ka përgatitur gjithë procedurën për këtë tender. Lëshimi ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së termave joadekuat dhe duke qenë i paqëllimshëm, DKP u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, ka thënë MAShTI në reagim.

Ministria tha se monitorimi i mediave është detyrë të cilën, Divizioni për Komunikim Publik (DKP) e kryen për shumë vite dhe kjo i ka shërbyer në vazhdimësi MAShTI-t për ta mbajtur të informuar për lajmet që kanë të bëjnë me arsimin në Kosovë “dhe asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është qëllim i MAShTI-t për t’i kritikuar mediat lidhur me lajmet që i publikojnë, apo për të ndikuar në politikat e tyre redaktorialë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori