LAJMI I FUNDIT:

MAShT dhe MPMS, marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e punësimit të të rinjve

MAShT dhe MPMS, marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e punësimit të të rinjve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica lansuan projektin “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi & Arsimi Profesional në Kosovë“ të financuar nga Ministria e Federatës Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), nga Ambasada Gjermane dhe nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ GmbH.

Qëllimi i Programit YES, është përmirësimi i punësimit dhe ngritjes së shkathtësive të të rinjve në Kosovë, përmes avancimit të arsimit profesional.

Ministri Bytyqi është shprehur i kënaqur me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes në mes të MAShT, MPMS dhe GIZ, si tre partnerë të rëndësishëm, të cilët janë të përkushtuar për rritje të cilësisë së edukimit dhe punësimin e të rinjve në Kosovë.


“Projekti YES do të kontribuojë në ngritjen e shkathtësive të të rinjve tanë, por gjithsesi edhe në ofrimin e mundësive të punësimit në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Shpreh gatishmërinë e MAShT që ky projekt të vazhdojë tutje dhe të arrijë qëllimet për të cilat edhe po nënshkruhet Marrëveshja. Jam i gatshëm që të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona, të cilat kërkohen në këtë drejtim”, është shprehur Ministri.

Ministri Bytyqi po ashtu ka falënderuar MPMS dhe GIZ-in, për përkushtimin e tyre të përbashkët në vendosmërinë për të bërë ndryshime pozitive në fushën e arsimit profesional dhe punësimin sa më të lehtë të kuadrove të reja.

Ministri Bytyqi, po ashtu ka thënë se, GIZ- i është partner i rëndësishëm në të gjitha projektet e Ministrisë së Arsimit.

Për mbështetjen e Qeverisë Gjermane në forcimin e kapaciteteve të të dy Ministrive dhe të Agjencive në implementimin e iniciativave kyçe për Agjendën e Reformës Evropiane për Kosovën kanë folur edhe ministri i MPMS-së, Skender Reçica, sekretarja e Parë dhe kryesuesja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Ambasadës Gjermane, Anja Becky dhe drejtori i GIZ, James Macbeth Forbes.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori