Të premten është sulmuar infrastruktura kritike e kanalit të ujit "Ibër Lepenci" në Zubin Potok, ku janë shkaktuar dëme serioze.

Policia po vazhdon me operacionin e tyre për të identifikuar autorët e këtij sulmi, aksioni po zhvillohet në disa lokacione në veri, transmeton Telegrafi.


Pas sulmit në kanalin e ujit në Ibër Lepenc sot për ta vizituar këtë vend kanë shkuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Sulmin e kanë dënuar edhe SHBA, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar si dhe vendet fqinje Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Telegrafi sjell më poshtë disa pamje nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/

462546721 592779276751978 743836716782862048 n 1 1

462555246 1644603073122929 8015021405719823628 n 1

462583677 565100906475571 4766569109526778359 n 1

462555149 1253775029166945 8877732210226791231 n 2 1

462570876 597098499383940 3655036663381307849 n 2

462546913 1883646128831162 7756220219632433563 n 2