Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, mbrëmë (e diel) i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij shumëvjeçare të quajtur, Neta Haliti.


Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

240839129 160054266178116 3919165311007431290 n Fidan Aliti (Foto: Instagram)

Në bazë të pamjeve, mbrojtësi i Kosovës ka organizuar një aheng me familjarët dhe miqtë në vendlindjen e tij, Preshevë.

Çifti morën vëmendje me paraqitjen elegante, gjersa për atmosferën duket se u përkujdes artisti Ermal Fejzullahu.

237365801 1031314540741157 7258207678232403971 n Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Krahas Kosovës, 27-vjeçari luan edhe në Zurich duke qenë se jeton dhe vepron prej vitesh.

Fidani këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në Superligën e Zvicrës me Zurichun, ku ka të shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

Fidan Aliti 1 Fidan Aliti (Foto: Instagram)

Fidan Aliti Fidan Aliti (Foto: Instagram)